BOTA

Ivanov: Maqedonia në rrezik, nuk i jap mandatin asnjë personi që cënon sovranitetin

16:16 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Maqedonisë ka dalë sot në një konferencë për shtyp. Pas takimeve me liderët politikë për formimin e qeverisë së re dhe dorëzimit të 67 mandateve nga Zaev, dy ditë më parë, Ivanov foli sot për herë të parë. Presidenti rrëfeu publikisht se i kishte kërkuar liderit të LSDM, Zoran Zaev të hedhë poshtë dhe të mos pranojë platformën shqiptare si kusht për formimin e qeverisë së re.  Gjithashtu presidenti maqedonas tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të dënojë platformën shqiptare, pasi kjo platformë rrezikon sovranitetin.”Qytetarët votuan për reforma dhe jo për ndonjë platformë të një shteti tjetër. Negociata për një platformë të një shteti tjetër është vepër penale. Pres që Zoran Zaev haptas ta dënoj atë platformë para qytetarëve. Kjo heshtje tani që po mbizotëron dëshmon që shteti është në rrezik dhe vetëm qytetarët mund ta shpëtojnë. Të nderuar negociatat për një paltformë të një shteti tjetër, do të thotë të kundërshtosh karakterin unitar të shtetit tonë sepse cënon sovranitetin e shtetit”, ka deklaruar mes tjerave presidenti Ivanov.




“Qytetarët maqedonas votuan për programe partiake dhe jo për një platformë të një shteti të huaj duhet të jemi të matur dhe me përgjegjshmëri sepse çdo gabim mund të shkaktoj pasoja katastrofike. Unë jam betuar se do ta mbroj integritetin dhe pavarësinë e Maqedonisë dhe duke bazuar në këtë betim unë nuk mund t’i ndaj mandat asnjë personi që do të cënoj sovranitetin e shtetit. Personat që më kanë kërcënuar i thërras që të bazohen në kushtetutë, ju bëj apel që asnjë kërcënim nuk do të më ndalon që ta mbrojë kushtetutën. Asgjë nuk mund të më ndryshoj mendjen. Ne nuk kemi shtetë rezervë. Maqedonia është gjithçka që kemi. Nuk do t’i jap mandat asnjë partie që do të ketë tendencë për ta rrënuar Maqedoninë, të nderuar qytetarë rrini të qetë”, ka thënë në fund Ivanov.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.