![GSH APP](http://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](http://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 45-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim nga policia e këtij qyteti, pasi në gjendje të dehur i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës së tij. Burime zyrtare nga policia e Durrësit kanë bërë të ditur se shtetasi me incialet K.Xh, në gjendje të dehur, rreth orës 18:00 të ditës së djeshme pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten dyshohet se i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës së tij, 14 vjeçe me incialet A.Xh. E mitura është përfshirë për të shuar debatin mes prindërve.
Nga sa mësohet, vajza është djegur në këmbë, e për pasojë është dërguar në Q.S.U.T ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, “Dhunë në familje”.
Shfaq Komentet (0)