Kryesore

“Një komb – një qëndrim”, Maqedonia bashkon politikën

10:21 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i Maqedonisë i hodhi benzinë zjarrit në Maqedoni duke refuzuar të mandatojë liderin e opozitës, Zoran Zaev si kryeministrin e ri pas Gruevskit. Megjithëse kishte deklaruar se kush bën mandatet e kërkuara 60+1, ai do ti jepte këtë mandat, kthesa e Ivanovit ka ngritur tensionet ndëretnike në vendin fqinj. Sipas tij, bashkimi Zaev-Ahmeti rrezikon sovranitetin e vendit. “Qytetarët votuan për reforma dhe jo për ndonjë platformë të një shteti tjetër. Negociata për një platformë të një shteti tjetër është vepër penale”, hodhi “kunjin” Ivanov për rolin e Shqipërisë në krijimin e qeverisë së re në Shkup.

Kjo deklaratë ka hasur në reagimin e tipit “një komb – një qëndrim” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama i pari, kryetari i opozitës, Lulzim Basha mbrëmë në mesnatë dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta sot kanë dënuar ashpër qëndrimin e presidentit të Maqedonisë, qëndrim që në fakt jo vetëm shkel Kushtetutën e vendit fqinj por rrezikon edhe një krizë të re në Ballkan.

Lexoni më poshtë pjesë nga qëndrimet e përbashkëta të politikës shqiptare. Rama më i drejtpërdrejtë i drejtohet në emër Ivanovit, Basha me qëndrim të qartë, por edhe inkurajues ‘pro’ platformës shqiptare dhe Meta me shpresë se aktorët do gjejnë gjuhën e përbashkët.

Ndonëse i pazakontë, ky “përbashkim” vjen atëherë kur duhet.

Edi Rama: Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!

Lulzim Basha: E konsideroj këtë qëndrim një akt diskriminimi etnik që nuk i kontribon harmonisë midis etnive shtetformuese në Maqedoni.

Ilir Meta: Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë.

Po sot, reagoi edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.