POLITIKË

Mehmetaj kundër ministres Nikolla: Hapët portal për të punësuar militantët tuaj

10:45 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj iu bashkua kritikave të deputetes Monika Kryemadhi për situatën e maturës shtetërore dhe kritikave ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Në një status në ‘FB’, Mehmetaj u shpreh dje: “E dashur Lindita, si ministre, do t’ju shërbente të sfidoni veten e t’u qëndroni me sinqeritet më pranë nxënësve e studentëve, interesi i të cilëve duhet të jetë detyra juaj e vetme e sublime në këshillin e ministrave”.

Duke i numëruar kritikat e LSI-së që prej vitit 2008, ndaj situatës në arsim, Mehmetaj shprehet: “Më thoni ju lutem, si e justifikoni ju faktin se buxheti dedikuar arsimit nga 3.27% e PBB që ka qenë në 2013, sot nuk arrin as 3%? Si e shpjegoni ju që ndër gjithë ato fonde që janë shpërndarë pa teklif për tendera dhe koncesione me produkt të padukshëm, nuk keni sjellë fare përmirësim në infrastrukturën e shkollave ku sot studion gjenerata tjetër. Përkundrazi, sot fëmijët bëjnë mësim edhe ditëve të shtuna, se nuk kishit menduar për ngrohje në ditët e ftohta të dimrit. E ç’ngrohje them unë, as xhama nëpër dritare nuk kanë shkollat nëpër Shqipëri”.

“E dini që mbani përgjegjësi ligjore për portalin tuaj të ‘Mësuesve për Shqipërinë’. Portal të cilin e bëtë për të futur në punë përkrahësit tuaj e për t’u bërë presion mësuesve të nderuar me vite eksperiencë në kurriz”, tha Mehmetaj. “Ju vazhdoni qani hallin e votave, ne po qajmë hallin e njerëzve, tek e fundit për këtë na kanë votuar”, e mbylli ajo komentin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.