AKTUALITET

Skandali/ Pajisja e përgjimit në Rinas, lirohet izraeliti por i bllokohet pasaporta

10:38 - 25.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Yoram Frig quhet shtetasi izraelit që u kap me një pajisje përgjimi në aeroportin e Rinasit. Ai u lirua sot, por pasaporta e tij mbahet nga autoritetet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, prokuroria ka nisur zyrtarisht hetimet për këtë çështje, pasi përgjimi në Shqipëri mund të realizohet vetëm nga autoritetet shtetërore. Dyshimi se pajisja mund të jetë përdorur në mënyrë të jashtëligjshme e ka detyruar prokurorinë të nisë menjëherë hetimin.

Gjatë  kontrolleve rutine punonjësit e sigurisë në aeroportin e Rinasit, kanë hasur një person me kombësi të huaj i cili lëviztë me një valixhe te zeze, e cila krijoi dyshime.

Burime nga policia treguan se kur u pyet çfarë kishte në çantën që mbante me vete, personi i huaj deklaroi se transportonte një pajisje përgjuese. Burri, rreth të 50-tave i tha punonjësve të sigurisë se ishte një qytetar izraelit.

Fillimisht punonjësit e sigurisë kanë mbetur të shokuar, por më pas i kanë kërkuar të veçohet nga udhëtarët e tjerë. Menjëherë kanë lajmëruar eprorët e tyre. Izraeliti është izoluar dhe është marrë në pyetje nga oficerët e policisë.

Skandali u publikua fillimisht nga Lapsi.al. Gjatë marrjes në pyetje ka qenë i pranishëm edhe shefi i Komisariatit të Rinasit, Ermal Milori. Detaje nga rrëfimi i izraelitit nuk bëhen me dije, por mësohet se ai ka pranuar se kishte qëndruar disa javë në Shqipëri dhe tani kthehej në Izrael.

Nuk do të ishte hera e parë që në territorin e Shqipërisë futet një pajisje përgjuese. Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER nga Interforca italiane përfshiu krerët më të lartë të policisë së shtetit dhe çoi deri në shkarkimin e drejtorit Haki Çako.

Futja në territorin shqiptar e një pajisjeje përgjimi përbën cënim të sigurisë kombëtare, ndaj policia e Shtetit ka detyrimin të bëjë transparencë për këtë çështje.

Mbetet për t’u parë çfarë do të rezultojë nga hetimi i kësaj çështjeje që ringjall dyshime të rënda për përdorimin e pajisjeve përgjuese, pas skandalit me IMSI CATCHER.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.