Kryesore

Kush është Loreta Aliko, përfaqësuesja e qeverisë që do “kokën” e Ahmed Kalasë

18:01 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Agjencia më e madhe e lajmeve në vend “Balkanweb” raportoi sot se Komiteti Shtetëror i Kulteve i bërë një kërkesë Komunitetit Mysliman Shqiptar për shkarkimin e Ahmed Kalasë. Imami u përfshi në polemika pas publikimit të një videoje pak etike me 2 futbollistë të Kombëtares ku njëri prej tyre, Andi Lila fliste me nota tallëse për një prift grek.

Ky veprim nuk i ka pëlqyer qeverisë; Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, Loreta Aliko kërkoi largimin e Kalasë nga detyra e imamit të xhamisë së Rrugës së Kavajës.

Duhet thënë se kjo është hera e parë që qeveria ndërmerr një hap të tillë dhe nuk ka evidenca që ajo t’i ketë kërkuar më parë komuniteteve fetare largimin e klerikëve. Qoftë edhe kur ata kanë shitur kockat e shqiptarëve për kocka greke.

Po kush është Loreta Aliko, kryetarja e Komitetit të Kulteve? Ajo e ka marrë këtë detyrë në korrik të vitit të kaluar pas largimit të Ilir Dizdarit. Aliko ka lindur në vitin 1969 në kryeqytet dhe në periudhën 1986-1991 ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës. (nuk dihet dega, por duke parë karrierën mund të ketë mbaruar për gjeologji-miniera)

Në periudhën 1992 – 1994, ka punuar si bashkëpunëtore me një studio konsulencash gjeologjie Zvicerane, për të vazhduar më pas, deri në vitin 1997, me ndërmarrje të huaja që operonin në fushën e naftës, në Shqipëri. Më pas, për shkak të angazhimit me punë të bashkëshortit, zhvendoset familjarisht në Itali.

Gjatë qëndrimit atje ka punuar për një kohë të gjatë në fushën sociale, të të drejtave të njeriut dhe arsimore, duke marrë pjesë në projekte të ndryshme  rajonale, si edhe në ato të Ministrisë  Italiane të Arsimit, të cilat ishin në ndihmë e mbështetje të emigrantëve dhe minoritetit arbëresh. Përvoja e saj e jetës dhe e punës u pasurua me zhvendosjen në Tunizi, për një periudhë disa vjeçare, gjatë së cilës, Aliko pati një pjesëmarrje aktive në jetën e komunitetit internacional dhe vendas.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.