![GSH APP](http://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](http://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ish-kryeministri Sali Berisha “kërcënoi” sot Henri Çilin se kur të vijë Partia Demokratike, nuk do t’i njohë diplomat e universitetit të tij. Megjithëse nuk e përmendi me emër, Berisha tha se ai universitet i ngjan Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste të Nexhmije Hoxhës.
“Ti zotëri, e ke shndërruar universitetin në stok të organeve të krimit shtetëror. I them administratorit të këtij universiteti, të universitetit “Edvin Kristaq Rama”, do kesh pasoja shumë të rënda.
I bëj thirrje studentëve, tregojini vendin këtij sharlatani! I paralajmëroj se kur të vijë Partia Demokratike në pushtet, do t’i bëjë diplomat të pavlefshme”, tha Berisha duke folur në çadrën e opozitës përballë kryeministrisë.
GSH.al
Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.