POLITIKË

Nga zgjedhjet në Kavajë te kanabisi, Luan Rama replikon me Saimir Tahirin

17:17 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Luan Rama, kryetari i grupit parlamentar të LSI, në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet në Kavajë. Ai ka pohuar se zgjedhja e kandidatit ka qenë e njëanshme dhe se nuk janë trajtuar si partnerë. Pas deklaratave të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur e ashpër dhe e prerë përgjigja e LSI-së.

“Zgjedhja e kandidatit në Kavajë ka qenë e njëanshme. Ne nuk jemi trajtuar si partnerë. Që në zgjedhjet e kaluara, ne kemi qenë kundër kandidatit, për problemet që dihen tashmë dhe nga kjo pikëpamje është çështje e PS dhe nuk merremi fare. Nuk jemi regjistruar”. Rama konfirmon faktin se janë në koalicion. “Po, jemi në koalicion. Jemi serioz, korrekt, të përgjegjshëm si partner. Partnerë do të thotë që të pyesësh, të të pyesin, të dëgjosh të të dëgjojnë”. Insistimit të gazetarëve për zgjedhjet në Kavajë, Luan Rama, u shpreh: “E përsëris edhe njëherë që nuk kemi interes se kush kandidon në Kavajë. Ne nuk marrim pjesë”.

Sa i përket deklaratave të Spartak Brahos, kryetari i Lëvizjes Socaliste për Integrim pohoi: “LSI distancohet nga kjo çështje. Është një reflektim tërësisht i vonuar, tërësisht i tij, individuale. Ne çmojmë rolin e çdo force politike në vend. Braho nuk meriton të diskutohet shumë. Prioritare për ne është çështja e zgjedhjeve në vend, që të jenë sa më korrekte, standarde për kushtet, për t’u bërë zgjedhje sa më korrekte”.

Po ashtu Luan Rama nuk i shpëtoi dhe pyetjes së gazetarëve për 1 prillin, ndërsa ai u tregua i rezervuar duke shtuar se: ‘Të vijë njëherë një prilli dhe pastaj ta shohim’.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama,i ka dhënë përgjigje Tahirit, i cili vetëm pak më parë deklaroi se LSI po i shkel syrin PD-së. Ai i ka përmendur Sajmir Tahirit, çëshjen e shumë përfolur të kanabisit.

“Pluralizmi është i bukur se ka qëndrime të ndryshme, secili shprehet si të dojë. Ne nuk mendojmë njësoj, as si PD dhe as si Saimiri. Saimiri përpara 6 muajsh tha se nuk është e nevojshme nxjerrja e ushtrisë për kanabisin. Por Qeveria reflektoi dhe vendosi për përfshirjen e ushrisë në luftën për kanabisin”, tha Luan Rama.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.