Kronikë

Met Kanani, “Escobari shqiptar” dhe lidhjet e tij me politikën

18:08 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestimi i shqiptarit Met Kanani në Turqi, me një sasi prej 1.1 ton kanabis ka bërë bujë në mediat vendase. Ai nuk është një emër i panjohur për autoritetet turke, ato greke por edhe shqiptare.




Ndaj mediat turke kanë nxituar ta etiketojnë edhe si “Escobari shqiptar”, ndërsa shkruajnë dhe për lidhjet e tij me politikanë shqiptarë. Nuk përmendin emra, por shkruajnë se Met shqiptari (Met Kanani) ka lidhje të forta me politikanë të fuqishëm shqiptarë.

Po ashtu flasin edhe për një operacion të policisë greke nëntorin e kaluar, në Egje. Gomonia e tij u bllokua me 1.3 ton kanabis por Met Kanani nuk la asnjë gjurmë.

Për këtë rast, sipas mediave turke u njoftua dhe Policia Kufitare e Shqipërisë dhe autoritetet turke. Kanani raportohet se kishte në duart e tij një pjesë të rëndësishme të rrugës ballkanike të trafikimit të drogës.

Sipas ekspertëve, nëpërmjet kësaj rruge, banda e tij dërgonte në Evropë heroinën që vjen nga Afganistani, Irani dhe Turqia, teksa nga Evropa merrte kanabis dhe pilula droge, të cilat i trafikonte kryesisht për në vendet arabe.

Zhvillimi i operacionit

Prej më shumë se 6 muaj autoritetet turke kanë zhvilluar hetime për Met Kananin. Ekipet e Drejtorisë së Anti-trafikut në Stamboll kishin pikasur disa njerëz të Met Kananit në Turqi dhe kishin nisur ndjekjen e tyre.

Mediat turke, që citojnë materiale nga hetimet, shkrujnë se grupi përdorte brigjet e Bodrumit për trafikimin e drogës. Gjatë hetimit u zbulua se në Turqi do të mbërrinte edhe vetë “Escobari shqiptar” i drogës, Met Kanani.

Me mbërritjen e Met Kananit në Bodrum, policia nisi ndjekjen e tij nga afër. Gjatë hetimeve u pa se Met Kanani po shikonte mbërritjen e drogës me një jaht në brigjet e Mulas, nga maja e një kodre. Por “Escobari shqiptar” nuk e dinte se po ndiqej nga policia, e cila edhe e kishte fotografuar.

Banda e tij përdorte si depo një adresë në Milas të Mulas, e cila përdorej edhe për magazinimin e ujit. Më të provuar vend-magazinimin e drogës, policia vendosi të niste operacionin për arrestimin e trafikantëve.

Policia bastisi depon në orën 02:30 të mëngjesit të së martës. Në depo u arrestua “Met shqiptari” dhe 6 njerëz të tij, si dhe u sekuestruan 1.1 ton kanabis me vlerë mbi 5 milionë euro. Ndërsa në valën e dytë të operacionit të zhvilluar të enjten me pjesëmarrjen 250 policëve u arrestuan edhe 4 të tjerë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.