![GSH APP](http://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](http://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Krimi në familje ka tronditur qytetin e Peshkopisë. Sipas policisë lokale, 26-vjeçari Qemal Sela ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Llixha”. Viktimat sipas policisë janë Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe.
Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Gazeta Shqiptare mëson se 26-vjeçari sapo ishte kthyer nga Anglia.
Shfaq Komentet (0)