AKTUALITET

EMRAT/ Kush është shoferja që la dy të vdekur sot në Kamëz, dëshmitarët: E tmerrshme, fëmija i vdekur para makinës

10:41 - 08.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rozina Koleci është shoferja 29-vjeçarja që përgjaku mëngjesin e sotëm rrugët e Tiranës.  Një 7-vjeçare ndërroi jetë si pësojë e përplasjes, ndërsa nëna e saj Valbona Ndreu dhe motra e mitur ndodhen në spital. Gjithashtu viktimë e këtij aksidenti mbeti edhe një 29-vjeçar i identifikuar si Ramazan Isha, i cili po ecte me biçikletë.




Gjaku që po lahet, dy të vdekur, dy të plagosur. Më keq se kaq nuk mund të niste ky mëngjes i së mërkurës. Ndërkohë që Gazeta Shqiptare sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë.

LEXO edhe: Gruaja humb drejtimin e makinës, ndërron jetë 7-vjeçarja dhe një i ri. Rëndë edhe një 6-vjeçare

Aksidenti ka ndodhur ne rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, ku Koleci ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke përplasur nënën me dy fëmijë, njëra prej te cilave fatkqësisht gjeti vdekjen, kurse tjetra ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas policisë, dinamika e aksidentit ka qenë e tillë: Gruaja shofere ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, u përplas me biçiklistin, më pas me bordurën e rrugës dhe më pas me tre këmbësoret (nëna me dy vajzat).

Dëshmitarët kanë treguar tmerrin që kanë parë me sy në aksidentin tragjik. “Ne po vinim nga ura dhe pamë momentin kur makina i ra gruas me dy femijë. U tmerruam…! Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë. Pamje të tmerrshme”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.