![GSH APP](http://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](http://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ditës së sotme në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, ku mbeti vrarë më thikë Prendush Fushaj, 54-vjeç. Autori i vrasjes dyshohet se është Fredi Pllumi, i cili pas identifikimit nga policia është shpallur në kërkim.
Sipas të dhënave, Prendush Fushaj, pronar i një dyqani biçikletash, ka pasur më herët konflikt me Fredi Pllumin, ndërsa një ditë më parë ai e ka denoncuar në polici, pasi 54-vjeçari akuzonte autorin për vjedhje të një shume parash.
Gjithashtu mësohet se autori i vrasjes dhe viktima kanë qenë komshinjë. Deri më tani autori i ngjarjes është ende i lirë, ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta në të gjithë zonën.
Njoftimi i policisë
Më datë 27.08.2018 ora 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë, ku nga verifikimet e bëra viktima është shtetasi P. F. 55 vjeç.
Forca të shumta policie jane vënë në lëvizje ku nga veprimet e para hetimore mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” për motive të dobëta, si dhe është identifikuar dhe po punohet për kapjen si autor të dyshuar shtetasi A. P. 30 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.