Kronikë

Biznesmeni i ekzekutuar në Shkodër, baba i dy fëmijëve të mitur… Mik me Haradinajt në Kosovë

16:00 - 01.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

30-vjeçari Arjan Ferracaku, që u ekzekutua në rrethana ende misterioze në Shkodër, është baba i dy fëmijëve të mitur.




Trupi i pajetë u gjet në zonën e Livadhes në Shkodër. 600 metra larg, në vendin e quajtur Bregu i Ranës pranë liqenit, policia gjeti një automjet të djegur.

Vendi i ngjarjes
Vendi i ngjarjes

 

Policia ende nuk ka një pistë zyrtare për ngjarjen, ndërsa rezulton se Arjan Ferracaku nuk ka pasur probleme me drejtësinë me herët.

LEXO EDHE: Emri/ Ekzekutohet biznesmeni në Shkodër… Detajet e krimit

Mësohet se ai është pronar i dy lokaleve në Velipojë. Po ashtu nga një kërkim në rrjetet sociale del se 30-vjeçari ka pasur miqësi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Harandiaj.

Daut Haradinaj
Daut Haradinaj

 

Në një foto të postuar kohët e fundit, në një prej bizneseve të tij ai është me Daut Haradinaj, deputet i AAK-së dhe vëllain i kryeministrit Kosovar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.