Kronikë

EMRAT/ Vriten dy shqiptarë në Itali e Spanjë

12:50 - 05.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shqiptarë janë vrarë këtë të mërkurë në Itali dhe në Spanjë. Sipas mediave italiane, një 32-vjeçar shqiptar i identifikuar si Arben Kola është dhunuar për vdekje gjatë një sherri në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në Viale Teosa të Italisë.




Sipas mediave vendase, 32-vjeçari, baba i dy fëmijëve u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte në trup. Autor i kësaj ngjarje është gjithashtu një 26-vjeçae shqiptar. Pas krimit ai u arratis, por u arrestua pak orë më vonë nga policia.

Ende janë të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por nga të dhënat e para dyshohet se 32 vjeçarit i ka rënë koka në trotuar pas sherrit me 26-vjeçarin.

Ndërkohë, një emigrant shqiptar në Spanjë i identifikuar si Fatmir A., është ekzekutuar me armë zjarri. Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle, të cilat shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë dhe viktima është rreth 43 vjeç.
Pas mesnate, rreth orës 00:45 të ditës së sotme, banorët vendas njoftuan policinë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Kur shkuan në vendngjarje, autoritetet gjetën të shtrirë në tokë një person, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë me origjinë shqiptare. Ai kishte disa plagë në trup të shkaktuara nga armët e zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.