![GSH APP](http://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](http://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një trup i pajetë i masakruar është gjetur mëngjesin e sotëm pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë. Nga sa mësohet, viktima është rreth 45 vjeçe dhe ka shenja dhune në pjesën e kokës. Dyshohet se 45-vjeçarja është goditur me sende të forta.
Gjithashtu, pas këqyrjes së trupit është konstatuar se është qëlluar 3 herë me armë zjarri.
Trupi i 45-vjeçares është gjetur pranë një ferre nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar më pas policinë.
“Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë”- thuhet në njoftimin e policisë.
Shfaq Komentet (0)